KAVAJË

Një aksident është shënuar disa çaste më parë në qytetin e Kavajës. “BallkanWeb”, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një makinë tip “Benz” në ngjyrë të bardhë, e cila shihet që ka hyrë në trotuar, pranë qendrës së qytetit.

 

Burime bëjnë me dije se makina që drejtohej nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar në trotuar, ku si pasojë, ka mbetur e lënduar lehtë, një shtetase.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: