Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gosë e Kavajës.

Dy automjete janë përplasur, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.12.2022, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në fshatin Gosë, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I. Xh., rreth 40 vjeç, F. B., 40 vjeç, dhe O. K., 26 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: