Një aksident me një të vdekur është regjistruar në hyrje të Konispolit. Fadil Mullai, 45 vjeç ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe bashkë me të ndodhej edhe babai i tij Hysen Mullai, 76 vjeç, që po ktheheshim nga puna në mandarina. Në hyrje të Konispolit mjeti doli nga rruga dhe për pasojë u plagos rëndë 76-vjeçari.


Ai u transportua në spitalin e Sarandës por nuk mundi dot të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Aksidenti Konispol Furgon
Aksidenti Konispol Furgon

(m.k/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb