Një aksident ka ndodhur në rrugën “Çukë-Konispol”, ku një i ri ka humbur drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si shtetasi me inicialet A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.

Për shkak të plagëve të marra, i riu është dërguar menjëherë me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb