KORÇA

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë- Bilisht në afërsi të fshatit Dishnicë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke bllokuar dhe gjithë aksin nacional.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po orienton qarkullimin nga rruga dytësore, teksa mësohet se nga aksidenti nuk ka dëme në njerëz.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2020, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, janë përfshirë në një aksident tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. A.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb