KORÇË

Një aksident është regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Dvoran të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb” se një motor ka dalë nga rruga e si pasoja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi Olgert Jahja.

Menjëherë pas aksidentit, burri është transportuar për në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa gjendja e tij nuk bëhet e ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb