Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të diele në Korçë, më konkretisht në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se një makinë është përplasur me një motor që shpërndan ushqime të shpejta.

Raportohet se drejtuesi i motorit ndodhet në spital, e deri më tani nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: