Një aksident është shënuar në fshatin Lumalas të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin XH. A., ka përplasur një punonjës policie të qarkullimit E. Ç.

Punonjësi është transportuar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariat.

Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb