KORÇË

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, ku dyshohet për disa të plagosur. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç i Zi.

Një automjet tip “Mitsubishi” është përplasur me një autobus dhe tre persona kanë mbetur të lënduar, shoferi i “Mitsubishit” dhe 2 pasagjerë të autobusit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes si dhe një ambulancë që ka transportuar të plagosurit në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb