Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se një mjet ka goditur një kalimtare në rrugë, e për pasojë kjo shtetase është plagosur rëndë.

Ndërkohë, menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të vetme në rrugë të moshuarën rreth 70-vjeçare.

Kanë qenë kalimtarët në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që më pas kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurës në Spitalin Rajonal të Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: