Pamjet që shihni në foto vijnë nga një aksident i ndodhur në qytetin e Korçës, ku u përplasën dy makina e u regjistruan 4 të lënduar.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.

Sipas informacioneve paraprake, një nga të lënduarit ndodhet ende brenda automjetit dhe forca zjarrfikëse po bëjnë të mundur daljen e tij nga makina.

Raportohet se katër të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: