Këtë të mërkurë, në afërsi të fshatit Lumalas të Korçës është shënuar një aksident automobilistik.

Nga informacionet paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë tri automjete, ku njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur edhe dy të tjerat.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe po kryen verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sakaq nuk raportohet për humbje jetësh, por vetëm dëme të shumta materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: