KORÇË

Një aksident ka ndodhur në aksin Zëmblak-Goricë n ëKorçë, afër pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se një mjet i tonazhit të rëndë tip trajler u përplas me një automjet tip Benz që doli në rrugë dytësore.

Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Korçë- Pogradec si dhe në afërsi të Fshatit Gështenjas.

Në këto aksidente nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, dhe dyshohet prej motit të keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb