Një aksident ēshtē regjistruar sot në aksin Korçë-Voskopojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: