Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Një 20-vjeçar ka qenë duke lëvizur me motor së bashku me nënën e tij në rrugën Perondi-Goraj.

L. Pasho, mësohet se ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me bordurën anësore të urës së fshatit. Gjatë përplasjes, nëna e tij M. Pasho, 46 vjeçe, ka përplasur kokën me bordurën dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin Rajonal të Beratit.

8d7a7f79 0f58 49b7 B852 8c162f3fb26f
8d7a7f79 0f58 49b7 B852 8c162f3fb26f

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe matjet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit, që paraprakisht mendohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë. 20-vjeçari është shoqëruar në DVP Berat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: