Një aksident rrugor ka ndodhur qytetin e Laçit, përkatësisht te rruga e Patokut. Një tren i linjës Vorë-Shkodër ka përplasur një person.
Mësohet se i plagosuri ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është përplasur nga treni. Nga raportimet, bëhet me dije se personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)