Një aksident u regjistrua sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku të plagosur kanë mbetur 3 persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi N. Sh., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honday”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. M., 60 vjeç dhe Dh. Sh., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: