LEZHË

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Milot teksa një furgon mallrash ka përplasur këmbësorin 60- vjeçar i cili po kalonte rrugën.

60- vjeçari në gjendje të rëndë është transportuar menjëherë tek Spitali i Traumës në Tiranë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb