Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Shtraus” Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një motor është përplasur me një fuoristradë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb