LEZHË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin ku kanë mbetur të plagosur 2 persona. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se tre automjete janë përfshirë në aksident dhe janë plagosur dy drejtues, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia ka kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. Momentalisht gjendja e të dëmtuarve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: