SHËNGJIN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja mbetën të lënduar shoferi i mjetit tip ”Smart” dhe pasagjeri i tij. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa trafiku është tashmë i orientuar nga Policia pasi vetëm një korsi është e lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb