SHKODRA

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e Dajçit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një person i lënduar ka mbetur i bllokuar në mjetin e shtrembëruar prej përplasjes.

Prej 30 minutash ai ndodhet në mjet dhe ende nuk po nxirret, ndërsa në vendngjarje janë nisur forcat e zjarrfikëses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb