Një aksident ka ndodhur pasditen e ditës së sotme në Lushnjë. Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: