LUSHNJË- Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Fier. Mësohet se një mjet furgon “Ford” që transportonte nxënës ka përplasur 60-vjeçarin Agron Bello që udhëtonte me biçikletë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij. Furgoni me targa AA 310 HL drejtohej nga shtetasi Maksut Dertili, i cili është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: