Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, në rrethrrotullimin e “Plugut”, ku një automjet tip Wolsvagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Gazetari Julian Kasapi raporton se drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetasi Gledion Velçani 30 vjeç ka dale nga rruga për shkak të shpejtësisë.

Fatmirësisht në momentin e aksidentit kanali ka qenë pa ujë, dhe shoferi e bashkëshortja e cila po udhëtonte me të, nuk janë lënduar.

Dy personat e aksidentuar janë ndihmuar nga banorë të zonës për të dalë nga mjeti.

Pas mbërritjes në vend ngjarje babai i 30-vjeçarit që drejtonte mjetin ka debatuar me gazetarët duke i ofenduar dhe kërcënuar me jetë nëse e shihnin aksidentin të filmuar ne media.

Edhe pse policia ishte prezente gjate debateve nuk ka ndërhyrë për të normalizuar situatën.

Pas disa minutash policia ka nisur procedurat për të zbardhur shkaqet e vërteta te aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: