Aksident në By-passin e autostradës në Lushnjë. Çifti i të moshuarve Arqile dhe Olimbi Gjini kanë mbetur të plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin tip “Ford Fiesta” është përplasur me bordurën ndarëse të autostradës.

Goditja ka qenë e fortë dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime dhe janë plagosur rëndë Arqile e Olimbi Gjini, rreth 80 vjeç.

Me dy ambulanca janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve jashtme rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut për mos bllokimin e kahut të lëvizjes drejt Fierit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në Bypass Lushnjë, shtetasi A. Gj., 81 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja O. Gj., 80 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: