LUSHNJE

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në fshatin Kamçisht të Lushnjës.

Gazetari Juli Kasapi, raporton për “BalkanWeb”, se dy të rinj, ishin duke udhëtuar me një motomjet, ku drejtuesi, i identifikuar si K. LL. 22 vjeç, del nga rruga dhe rrëzohet. Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri i motomjetit, 24-vjeçari R. S.

Raportohet se drejtuesi i motomjetit është shoqëruar në komisariat, ku dhe po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb