DIVJAKË

Një i moshuar ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

Shtetasi K. Kombishti, 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rrushi, 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rrushi. 85-vjeçari nga fshati Gungas i bashkisë Divjakë nga rruga nacionale po kthehej për në fshat dhe është goditur nga pas nga një motoçikletë që drejtohej nga 50-vjeçari  nga fshati Muçias i bashkisë Divjakë.

Përplasja ka qenë fatale pasi 85-vjeçari ka ndërruar jetë në vend ndërsa drejtuesi i motoçikletës është nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ky aks është tepër problematik sidomos gjatë periudhës së verës ku trafiku drejt plazhit është i rënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb