Aksident në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në vendin e quajtur “Rruga e palmave”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin D. T. është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. G. dhe pasagjerja e automjetit tip “Toyota”, shtetasja J. B., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: