LUSHNJA

Policia ka dhënë informacion paraprak për aksidentin në Lushnje-Rrogozhinë ku një BMWX5 doli nga rruga dhe u përplas me llamarinat e një barake saldatori.

Në automjet udhëtonin shoferja bashkë me dy adoleshentë18 dhe 14 vjeç që janë dëmtuar prej përplasjes.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb