KAVAJË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bishti i Zhurit- Çermë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Gazetari Kelment Baçi raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhur rreth orës 14:20 ku një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pas përplasjes me llamarinat e një barake saldatori që ndodhej anës rrugës.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb