MALËSI E MADHE

Një furgon ka dalë nga rruga në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe. BalkanWeb mëson se nga aksidenti janë plagosur disa persona që po udhëtonin.

Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca nga dy qytete, Shkodra e Malësia e Madhe për të shpëtuar të aksidentuarit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti në zonën e thellë malore të Bogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb