Aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të Fshatit Dirthas së Maliqit. Në aksident është përfshirë 1 person që dyshohet se po udhëtonte së bashku me vëllain e tij me biçikleta të ndryshme.

Njëri prej tyre është goditur nga një mjet, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Nga informacionet paraprake të dy shtetasit ishin vëllezër, teksa njëri prej tyre ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit (Rolandi Shahinas) ndërsa tjetri nuk ka pasur dëmtime dhe momentalisht ndodhet në banesë. Pritet që të zbardhet identiteti i viktimës, teksa policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.11.2022, në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, një automjet ka aksidentuar biçiklistin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: