Një aksident është regjistruar mesnatën e djeshme në Maliq, ku dy të rinj, kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën “Zvezdë-Pojan”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është plagosur bashkë me vëllain e tij, shtetasi me inicialet K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

“Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: