MAT- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Suç-Gurrë e Vogël, ku mjeti tip  “Mercedez Benz”, me drejtues shtetasin B.E., 31 vjeç banues në fshatin Gurrë-Klos, është përplasur me një motor tip “Lifan”, pa targa me drejtues shtetasin S.P, 27 vjeç.

Në motor ndodhej si pasagjere edhe shtetasja S.P, (e ëma e drejtuesit të motorit).

Si pasojë e plagëve të marra shtetasja S.P., dhe shtetasi S.P., janë dërguar për ndihmë mjekësore  më të specializuar drejt spitalit të Traumës Tiranë.

Nga automjeti tip “Mercedes Benz” nuk ka të lënduar. Grupi hetimor në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” shtetasi B.E., është shoqëruar aktualisht në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: