Një aksident ka ndodhur rreth një orë më parë në Vlorë, me pasojë plagosjen e dy personave.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas, të cilët janë plagosur.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: