Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 8- vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku një automjet ka përplasur djalin e mitur, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se 8-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mirditë / Informacion paraprak

Në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang, Mirditë, shtetasi P.Gj. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një djalë të mitur 8 vjeç i cili ishte këmbësor.

I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: