MIRDITË

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur sot në mesditë në Mirditë, teksa drejtonte një mjet bujqësor.

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë, ku shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: