Një aksident tragjik është regjistruar në Pakistan, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave. Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit Kallar Kahar, në provincën e Punjabit.

Mediat e huaja raportojnë se një autobus ka dalë nga rruga, dhe për pasojë 14 pasagjerë humbën jetën dhe 63 u plagosën.

Vetëm muajin e kaluar, 40 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra nga një urë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: