Një aksident është regjistruar sot në Palasë, ku një person është plagosur. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Palasë-Himarë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 30-vjeçari me inicialet J. Sh., banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër tip “Benz” dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja e këtij automjeti.

Për pasojë e plagosur ka mbetur shtetasja me inicialet A. N., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: