ELBASAN

Në aksin Elbasan-Peqin në vendin e quajtur Papër si  pasojë e përplasjes midis tyre të dy automjeteve , njëri ka përfunduar jashtë rruge.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se për pasojë drejtuesja e automjetit që përfundoi jashtë rruge ka mbetur e plagosur rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë po heton për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb