TIRANË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Paskuqan ku ka mbetur e plagosur një grua 59 vjeçe. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:20, në Paskuqan 1, në rrugën “Demokracia”, ku mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbesoren shtetasen N.H., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: