PEQIN

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan. Nga të dhënat e para raportohet se ata u goditën nga një automjet që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Të aksidentuarit u transportuan me urgjente drejt spitalit Kirugjik , ndërkohë që konfirmohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Aksidenti sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në qendër të fshatit Pajovë. Burime spitalore i thanë gazetarit të “BalkanWeb’, Fatmir Popja se në aksident janë përfshirë një burrë dhe një grua dhe kjo e fundit ka pësuar fraktura të shumta.

Të aksidentuarit kanë qenë në anë të rrugës dhe nuk janë të qarta rrethanat e përfshirjes së tyre në këtë aksident dhe po hetohet nga policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb