PEQIN

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.

Për shkak të plagëve të marra, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: