Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan në fshatin Gjocaj. Ngjarja ndodhi rreth orë 12:50.

“BalkanWeb” mëson se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motoçikletë. Burime nga vendngjarje bënë me dije se përplasja mes tyre ka qenë mjaft e fortë.

Për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar për në spital. Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: