Një aksident është regjistruar sot në Përrenjas, ku një cisternë gazi ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Ngjarja ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Përrenjas në vendin e quajtur “Kthesat e Qafë Thanës”.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet, ku shihen se si ka përfunduar cisterna.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për pasoje ka pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i cisternës, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb