POGRADEC

Njw aksident ka ndodhur mesditwn e sotme nw Pogradec ku ka mbetur i plagosur njw person. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, në afërsi të fshatit Memëlisht, në të cilin janë përfshirë mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. D., banues në Tiranë, me mjetin tip “Citroen” me drejtuese shtetasen E. T.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. T., pasagjer në mjetin tip “Citroen”, i cili u dërgua në Spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. D., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb