Një aksident është regjistruar mbrëmë në aksin rrugor Pogradec-Drilon, ku për pasojë i plagosur ka mbetur një person.

Nga të dhënat mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës tip “Benz” duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.

Për shkak të përplasjes është plagosur pasagjeri, ndërsa ai ndodhet në spitalin e Pogradecit. Policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: