POLIÇAN

Një eskavator ka dalë nga rruga tek Ura e Plirzës në Poliçan. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se i plagosur ka mbetur Qerim Demiri, 60-vjeçari i cili drejtonte eskavatorin.

Ai është transportuar në spitalin e Beratit pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Berat

Informacion paraprak

Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb