Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Qafë-Gjashtë. Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Mercedes-Benz” me një automjet “Opel”, janë shkaktuar deme te shumta materiale në dy mjetet dhe ka mbetur e plagosur Yllka Pashako, 42-vjeç nga Delvina e cila pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ajo udhëtonte bashkë me burrin dhe fëmijën me automjetin “Opel”. Mendohet se shkak i aksidentit te jete nje frenim i gabuar i nje mjeti të tretë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: